
Pas Shqipërisë, as Kosova nuk gjen qetësi nga atentat dhe të shtënat me armë zjarri.
Të paktën dy persona janë plagosur të enjten me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytetin e Kosovës, ka konfirmuar Policia.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së dyfishtë. Mësohet se është arrestuar një person, një tjetër është në kërkim.
Lini një Përgjigje