TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Nëntor 2024, 13:50

Asociacioni, Kurti: Nuk mund ta formoj unë, u takon komunave!

Shkruar nga Pamfleti

Asociacioni, Kurti: Nuk mund ta formoj unë, u takon komunave!

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka folur lidhur me krijimin e asociacionit.

“Asociimi që imponohet prej lart është diktat”, ka thënë kryeministri i Kosovës , duke shtuar se ai si shef ekzekutiv, nuk mund të formojë asociacionin e komunave.

“U takon komunave ta bëjnë asociacionin”, shtoi Kurti.

Kurti, në një intervistë për televizion Alsat nga Maqedonia e Veriut, dhe të transmetuar në KosovaPress, ka theksuar edhe njëherë nevojën për respektim të marrëveshjes Bazike të arritur vitin e kaluar në Bruksel.

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar duhet ta pranojë Kosovën.

“Nuk mund të thuash unë kam marrë sa kam marrë , dua të marr edhe më shumë por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çkado që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendin juridik dhe kushtetutës të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel. Një muaj më vonë ishte arritur dakordim për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Kurti ka folur edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Lini një Përgjigje