TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2024, 12:45

Ambasadori amerikan presion Albin Kurtit: Kosova të shtyjë vendimin për heqjen e dinarit serb

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori amerikan presion Albin Kurtit: Kosova të shtyjë vendimin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rregullorja e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk I merr parasysh disa shqetësimit të komuniteteve”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, SHBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

Kur është pyetur për reagimin e Qeverisë për kërkesën e tij dhe faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lë ata të flasin” në këtë drejtim.

shba albin kurti heqja e dinarit

Lini një Përgjigje