TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Tetor 2023, 18:50

"Aksion serbo-rus", analisti: Pas Banjskës do kalohej në kryengritje, Radoiçiç s’e priste dështimin e terroristëve në Veri

Shkruar nga Pamfleti

"Aksion serbo-rus", analisti: Pas Banjskës do kalohej në

Analisti Sadri Ramabaja ka folur në lidhje me arrestimin e terroristit serb, teksa tha se kapja e Milan Radoiçiç dhe më pas lirimi i tij ishte një skenar i përgatitur me variante të ndryshme.

Sipas Ramabajës, Radoiçiç nuk e kishte parashikuar dështimin e terroristëve serbë në veri të Kosovës.

“Aksioni i njësisë paramilitare, natyrisht i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë. Ndërkaq dështoi, falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Është e qartë se në vijnë vertikale nëse e shohim çdo gjë ka shkuar sipas marrëveshjes paraprake, jo thjesht të Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mentorit të tij Putinit, pra kemi të bëjmë me një aksion të dyzuar serbo-rus, që për qëllim final kishte hapjen e frontit të dytë të luftës”, u shpreh Ramabaja në një intervistë për Euronews Albania.

analisti serbo-rus banjska radoicic

Lini një Përgjigje