
Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi terroristi Milan Radoiçiçit u lirua të mërkurën nga autoritetet serbe.
Dalipi ka thënë se Serbia ka mbështetur terrorizmin e kryer në Kosovë dhe se arrestimi e më pas lirimi i Radoiçiçit është bërë vetëm për shfaqje mediale.
“Aleksandar Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviç/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Lini një Përgjigje