TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Mars 2023, 16:02

A do të firmoset në Ohër plani franko-gjerman? Kurti: Jam i gatshëm në çdo kohë, ai që refuzon është Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

A do të firmoset në Ohër plani franko-gjerman? Kurti: Jam i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur mbi pritshmëritë e takimit të 18 marsit në Ohër me Aleksandër Vuçiç.  Duke folur para gazetarëve, ai dha sinjale se pret arritjen e dakordësisë për planin franko-gjerman.  

Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt. Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, tha Kurti.

kurti vucici dialogu

Lini një Përgjigje