TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Mars 2023, 22:46

Arrestimi i serbit të dyshuar për masakra në ’99-ën, Sveçla: Krimet e luftës nuk i harrojmë dhe as nuk i falim

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i serbit të dyshuar për masakra në ’99-ën,

Menjëherë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1999, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrohen dhe as nuk falen.

Drejtësia për secilin akt çnjerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme. Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marr pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A, i cili dyshohet se kishte torturuar për një ore e gjysmë një person në vitin 1999 në Kamenicë.

Serbi i arrestuar gjithashtu dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë.

kosov krime svecla

Lini një Përgjigje