TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Shtator 2024, 13:15

72 orëshi i Vuçiçit; ambasadori serb zbulon katër “masat serioze” që ka në tavolinë presidenti për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
72 orëshi i Vuçiçit; ambasadori serb zbulon katër
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiç, dje është takuar me kreun e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, me të cilin kanë biseduar edhe për Kosovën.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të Parlamentit të Malit të Zi, Rodiç  e ka njoftuar krye kuvendarin malazez për “sjelljen diskriminuese të një politike të pakuptimtë që po zbatohet kundër serbëve në veri të Kosovës”.

Rodiç gjithashtu ka pasur kritikë për BE-në, duke thënë se “po lejon që diçka e tillë të ndodhë”.

“Ambasadori posaçërisht theksoi se i vetmi synim që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z.Albin Kurti është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rodiç përgjatë këtij takimi ka prezantuar edhe qëndrimin e Serbisë, ku ka dhënë disa pika për atë se si duhet të zgjidhet “kriza në Veri të Kosovës’.

Rodiç si kërkesë të parë ka listuar organizimin e zgjedhjeve lokale në Veri të Republikës së Kosovës, meqë sipas tij “detyrën e ushtrojnë individë që s’kanë bazë vullnetin e qytetarëve”.

Kërkesë e dytë është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.Pikë e tretë e kërkesës së Serbisë është lirimi i të gjithë personave “të burgosur për arsye politike”, meqë siç pretendon Rodiç, njëherë ndodh arrestimi dhe vetëm më pas ngritët aktakuza.

Kërkesa e katërt është heqja e masës së sigurisë nëpër pikat kufitare për produktet që hyjnë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot do t'i drejtohet në orën 18:00 popullit serb, ku sipas mediave pranë qeverisë së tij, do flasë për një ofensivë ndaj Kosovës.

Sipas Danas.rs, në tavolinën e Vuçiç është edhe opsioni i çlirimit të disa pjesëve të territorit të Republikës së Kosovës si cilësohen si të “okupuara”.

Që prej vitit 1999 në Serbi thuhet se Kosova “është e okupuar nga NATO”.

Presidenti i Serbisë tha të martën se brenda 72 orëve do t'i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë pas një sërë sulmesh brutale ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë.

 

vuçiç serbia

Lini një Përgjigje