TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Shtator 2023, 21:44

Vrasje me armë zjarri në Prizren, humb jetën 48-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Vrasje me armë zjarri në Prizren, humb jetën 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Prizren këtë mbrëmje. Rasti raportohet të ketë ndodhur në lagjen Arbana.

Ngjarja ka ndodhur te shkolla që ndodhet në lagjen Arbana. Rreth orës 18:46 është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të emergjencës mjekësore. Rreth orës 19:00 është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është një mashkull (me inicialet B.M.) rreth moshës 48 vjeçare. Dyshohet se i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njoftuan autoritetet.

Sipas policisë, autori është identifikuar dhe është në kërkim të policisë.

Lini një Përgjigje