TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Shtator 2023, 14:52

Ultimatumet nga SHBA dhe BE, analisti: Kurti dhe Vuçiç kanë prioritete të tjera, jo dialogun!

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumet nga SHBA dhe BE, analisti: Kurti dhe Vuçiç kanë
Kurti dhe Vuçiç

Analisti serb Dushan Janjiç tha në një intervistë për “Balkan Talks” se  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë prioritete të tjera dhe nuk e kanë fokusin te dialogu.

Sipas tij, liderët janë duke u marrë me çështje me rëndësi, për të cilat vetë Janjiç s’është i informuar dhe s’mund të japë një koment, por sidoqoftë analisti shprehu bindjen se takimi mes të dyve në shtator do të realizohet.

“Mund të them që jam vërtet optimist se do të bien dakord, do të bëjnë çmos për të organizuar zgjedhjet. Por në këtë moment, sipas dekretit të Kosovës, kjo do të ndodhë në fund të shtatorit. Vuçiçit s’i interesojnë fare zgjedhjet para zgjedhjeve në Beograd, në Serbi. I shtyu për në janar. Ky do të jetë akti i fundit i tragjikomedisë në Bruksel. Të dy, Lajçak, Ursula, janë në fund të mandatit te tyre. U kanë thënë të dyja palëve që do të bëjnë çmos, por e kanë ata në dorë të shkojnë në shtëpi dhe të flenë. Kjo është perspektiva ime për të thënë që jam pesimist në realitet, por si përkufizim, pesimisti është një optimist i mirinformuar.” u shpreh analisti.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar “kohë të vështira” për Serbinë gjatë muajve në vijim, ndërsa ka bërë thirrje për përbashkimin e popullit serb në mbrojtje të “interesave të Serbisë” dhe dhënien e “kontributit maksimal” për zhvillimin e saj.

“Na presin kohë të vështira, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, ka shkruar Vuçiçi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” të dielen, derisa ka folur për nevojat e “njerëzve të thjeshtë.

Edhe pse kohët në të cilat jetojmë nuk janë të lehta, shteti nuk e ka harruar njeriun e thjeshtë dhe nevojat e tij. Prandaj, më shumë se kurrë, ne vazhdojmë të ndërtojmë dhe punojmë për restaurimin e rrugëve dhe urave lokale, për të dëgjuar problemet dhe idetë e qytetarëve dhe të ecim përpara”., tha ai.

Më 14 shtator në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb pritet të takohen ballë për ballë pas më shumë se katër muaj nga takimi i fundit më 2 maj.

kurti dhe vuçiç ultimatumet nga shba

Lini një Përgjigje