
Për shkak të sulmit kibernetik me virusin Randsamvhere ndaj BKS-së u kompromentuan kryesisht të dhënat e mërgimtarëve. Kërkohet nga mërgimtaret t’i ndrrojnë fjalëkalimet e kartelave dhe pagesave online për shkaqe sigurie.
Sami Mazreku, drejtori i jashtëligjshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) i instaluar pa konkurs nga ish zëvendës guvernatori Sokol Havolli e me miratim të heshtur të Fehmi Mehmetit (ish guvernatorit) po e vazhdon sagën e paligjshmërive. Zyra e BKS-së ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike këtë vit. Sulmi është raportuar edhe nga Policia e Kosovës.
Nga ky sulm të dhënat e qytetarëve dhe kryesisht diasporës kanë kaluar në duart e grupeve kriminale, mirëpo ky rast nuk është raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Ekspertë të IT-së alarmojnë që qytetarët të ndërmarrin masa në ndërrimin e të dhënave të kredit kartelave për shkaqe sigurie.
Mazreku, duke u përfshirë edhe në sulmin kibernetik, ndoshta të orkestruar prej tij me çrast rrezikoj të dhënat e mijëra qytetarëve dhe mërgimtarëve, të cilët tani detyrohen të ndërmarrin masa në ndërrimin e kartelave për shkaqe sigurie, mund të sjellë edhe pasoja financiare sepse për shkelje të të dhënave personale ligji parasheh padi dhe qytetarët mund të vërshojnë gjykatat dhe shteti të humb financiarisht nga një veprim kriminal i Sami Mazrekut.
Për më shumë, mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës rrezikohen potencialisht edhe nga ajo që quhet observimi social apo Social Haking e nëpërmjet kësaj edhe rrezikimi i të hyrave të tyre financiare. Eksperti i teknologjisë informative Flamur Doli, ka deklaruar se me këtë sulm posedimi i këtyre të dhënave tashmë gjendet në duart e grupeve kriminale të cilat e kanë sulmuar sistemin edhe pse ende nuk dihet epilogu i hetimeve nga policia e Shtetit vetëm se ka konfirmim se rasti është në hetime.
“Mendoj se rrjedha e të dhënave personale duhet raportuar me kohë dhe s’mund të pres deri në mbylljen e hetimeve, ashtu që secili t’i merr masat individualisht në mënyrë që të minimizohet dëmi. Në të kundërtën pasojat mund të jenë të paimagjinueshme”, ka shkruar Doli në rrjetin e tij social Facebook.
Me një thirrje ka dalë dhe eksperti tjetër i njohur i IT-së, Ermal Sadiku. Ai ka kërkuar nga qytetarët e kryesisht diaspora që të ndërrojnë të dhënat e tyre.
“Sulmi qenka raportuar edhe nga Policia e Kosovës e cila sipas të gjitha gjasave po merret me këtë sulm tash e një kohë. Ju kisha lutur që derisa kjo të sqarohet dhe të kuptohet mirë sa janë komprementuar të dhënat personale që janë në BSK, t’i ndrroni të gjitha ato të dhëna që mund t’i ndrroni. Teknikisht nuk kam informata se cilat të dhëna tuaja janë ruajtur në serverat e BSK-së dhe a janë vjedhur apo ekspozuar këto të dhëna gjatë sulmit , mirëpo dëmet mund të jenë shumë të mëdha”, ka deklaruar Sadiku.
Skandaloz është fakti i mosraportimit të këtij sulmi pranë BQK-së, institucion ky që mbikëqyr BKS-në sipas Ligjit, që do të thotë se drejtori i jashtëligjshëm Mazreku e ka mbajtur të fshehur këtë sulm, deri sa u bë publike. Nëse do të ndërmerr masa BQK-ja dhe Kompanitë e Sigurimeve që ta shkarkojnë këtë person mbetet enigmatike sepse mban lidhje me persona të caktuar, por që do të vihet para drejtësisë nuk vihet në dyshim pasi që i njëjti ka bërë një sërë të shkeljeve ligjore që prokuroria është duke e hetuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje