Publicisti Lirim Gashi ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Ai thotë se Rama thotë ato gjëra që opozita në Kosovë nuk guxon t'i thotë.Sipas tij, Rama është zëdhënës i opozitës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke shtuar se së bashku janë UDB bandë.
“Çdo gjë që nuk guxon ta thotë opozita e thotë Edi Rama. Në fakt ai është zëdhënës i opozitës dhe Vuçiçit. S'bashku janë UDB bandë”, shkruan Gashi në Facebook.
Ndërkohë ditën e djeshtme, kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me homologun e tij Albin Kurti menjëherë pas nisjes së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.
Ata u shfaqën të ulur pranë njëri-tjetrit, ku i ndan vetëm një karrige bosh. Veç kësaj ata komunikojnë sëbashku duke qeshur, duke sheshuar kështu mosmarrëveshje e muajve të fundit.
Ky është takimi i parë i tyre pas anulimi të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.
Ky forum do të zhvillohet edhe sot në Slloveni dhe përmban tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.
Lini një Përgjigje