PD vijon të jetë e ndarë sa i takon hapave të mëtejshëm...
Grupi i Sali Berishës dhe ai Gazmet Bardhit po mendojnë të ngujohen në Kuvend dhe të shkojnë drejt grevës së urisë. Sot janë zbardhur diskutimet e një dite më parë në mbledhje grupi dhe një pjesë e deputetëve kanë hedhur idenë që të ashpërsojnë aksionin, ndërsa të tjerë që të rishikojnë raportet me Parlamentin.
Emra si Tomor Alizoti, Tritan Shehu, Luan Baçi apo Edmond Spaho ja kanë bërë të qartë Bardhit se lideri i PD është Berisha dhe njerëzit dolën në protestë vetëm falë tij.
Sipas debateve të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, Bardhit i është kërkuar më shumë informacion mbi Federatën e Opozitës. Më pas deputetët kanë deklaruar se do të ridepozitojnë kërkesat në Kuvend për ngritjen e komisioneve hetimore dhe nëse PS nuk pranon, mund të shkojnë drejt ngujimit dhe grevës së urisë. Por kjo nuk është pranuar nga Spaho, pasi sipas tij do të dukeshin qesharakë.
DEBATET
Gazment Bardhi: Faleminderit per angazhimin per protesten e 20 shkurtit. Duhet te interesoheni per protestuesit e zonave tuaja qe jane arrestuar, ne dijenine time jane 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kerkoje te vijoni me intestitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate diteve ne vijim. Sa i takon senaces se neserme do te vijohet me aksionin. Eshte ne rend dite ligji i aministise, qe ne situatate normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojme, per dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnje dijeni per draftin se cfare perfshine. Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos perfitojne subjektet e spak apo ato qe deklarojne pasurine. Kjo eshte e papranueshme per ne. Kane tentuar dje, edhe per te zhvendos vemendjen nga protesta, qe tja faturojne Bledionit. Ska asnje lidhje amendamenti i Bledionit me kete qe kane propozuar. Sqarimin e plote per kete jua dergova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojme atje per te mbeshtetur koleget qe protestojne.
Greta Bardeli: Falenderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhen dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anetaret tane neper qarqe, ku te percillet edhe mesazhi i doktor Berishes.
Tomor Alizoti: Une nuk jam berishist, nuk e dua Berishen, por ai njeri e ka aftesine per te qene politikan. Njerezit vijne ne proteste prej pakenqesise, prej merzitejes me qeverine dhe prej Sali Berishes. Ne te tjeret jemi te gjithe njesoj, nuk ka nevoje per t’u quajtur njeri me i rendesishem se tjetri. Rreth 80% e njerezve vijne prej Berishes.
Luan Baci: Edhe une mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha.
Njerëzit vijnë në shesh per Sali Berishen. Ai është lideri frymezues.
Tritan Shehu: Une vazhdoj te kerkoj nje Rezolute ku te denojme burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Eshte cceshtje morali. Une ccfare flas ketu nuk doja qe te dale ne media.
Flamur Noka: Nuk kemi cfare t’iu bejme Tritan, dalin gjithmone diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gje per te fshehur, jemi transparent.
Tritan Shehu: Sa i takon aministise penale, sa kohe kemi mbajtur kete qendrim deri tani (aksion opozitar) eshte turp per ne te shkojme te votojme aministine, sa kohe jemi ne kete gjendje. Por une mendoj se ne duhet ta rishikojme marredhenien me parlamentin.
Luan Baçi: Pse nuk na informoni per Federaten e Opozites. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnje informacion.
Bardhi: Federata eshte nje projekt politik opozitar, nuk eshte koalicion elektoral. Ai mund te jete neser nje koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne ate faze.
Bardhi: Cfare do te bejme ne vijim te aksionit tone opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet te vendosim. Ka propozime per te riderguar edhe njehere kerkesat ne Kuvend, ka propozime per ngujim, ka propozime per greve urie. Te gjitha keto do i diskutojme ne nje mbledhje te posacme javes se ardhshme.
Sorina Koti: Jam e mendimit ne duhet te bejme edhe njehere kerkesat per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nese nuk pranohen, atehere une jam e idese qe te ngujohemi.
Spaho: Une kam marre persiper ti them te gjithe gjerat ne grup dhe une jam kunder ngujimit dhe greves se uriese, sepse do te kthehemi ne qesharak.
Lini një Përgjigje