TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2025, 12:41

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori italian: Situata në Shqipëri shumë konfliktuale

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori italian: Situata në Shqipëri
Fabricio Bucci

Ambasadori italian, Fabricio Bucci i bën thirrje partive politike të bëjnë një fushatë me programe të qarta elektorale për 11 Maj.

Në një prononcim për median ambasadori e quajti situatën politike në Shqipëri shumë konfliktuale. 

"Për fat të keq situata politike në Shqipëri vijon të jetë shumë konfliktuale do jenë zgjedhjet pas pak muajsh. Unë shpresoj të jetë një fushatë e bazuar në fakte e me programe, sepse qytetarët duhet që të kuptojnë se kush është programi i partive politike. Të kuptojnë se çfarë ndërmend kanë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetesën e tyre. Zgjedhësit do të gjykojnë mbi bazën e programeve që do të bëjnë. Uroj që debati politik mes të gjithë forcave politike të jetë kjo. Shqiptarët janë të interesuar të kuptojnë cfarë do të bëjë politika për këto" tha ai.

I pyetur për qeveri teknike ai tha se i takon politikës shqiptare të vendosë.

“Nuk komentojmë ide apo programe specifike. Respektojmë dinamikat politikës së brendshme. I takon politikës shqiptare të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është se Italia do të mbetet një partner themelor i Shqipërisë. Raporti ynë është kaq special që do të ngelet në vite. Ne do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë pavarësisht nga qeveritë. Ka shumë objektiva të rëndësishme. Hyrja në BE. Kjo është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Dhe për tema që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve, të gjithë partitë duhet të punojnë së bashku sepse është interesi i të gjithë shqiptarëve”, ka vijuar ai.

Ambasadori Bucci, i cili po përgatitet të përfundojë mandatin e tij pesëvjeçar, u nderua në Gjirokastër me titullin “Qytetar Nderi”.

 

Lini një Përgjigje