TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 10:37

Vota historike pro Kosovës në KiE, Tritan Shehu: I hap rrugë njohjes së gjenocidit serb

Shkruar nga Pamfleti

Vota historike pro Kosovës në KiE, Tritan Shehu: I hap rrugë

Deputeti Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendjen në seancën e sotme plenare votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimittë Kosovës.

Ai tha se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për rajonin dhe i hap rrugë njohjes së gjenocidit serb në Kosovë.

“Mendoj që sot ta nisim seancën duke thënë urime Kosovë për votën për anëtarësimin e saj në KiE, ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon dhe rrugën europiane të Rajonit.

Është një ngjarje që na përket të gjithëve. Ishte një ngjarje e shumëpritur. Shpresojmë që edhe vendimi i ministrave në maj të jetë i njejtë. Kjo është e rëndësishme për hapjen rrugë të dënimit të Gjenocidit serb në Kosovë”, tha ai.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në një votim historik i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Nga 171 deputetë, 131 votuan pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Gjatë votimit u rrëzuan amendamentet e propozuara nga Serbia që kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. 

Çështja anëtarësimit të Kosovës në KiE tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

tritan shehu

Lini një Përgjigje