TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 22:32

Pse Ilir Meta po sulmon Dumanin? Tedi Blushi: Ka tentativa për të marr peng PL

Shkruar nga Pamfleti

Pse Ilir Meta po sulmon Dumanin? Tedi Blushi: Ka tentativa për të marr

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka folur lidhur me ngjarjet që po ndodh aktualisht në PL, në të cilën kanë filluar dhe largimet e disa prej eksponentëve të rëndësishme.

Blushi tha në emisionin “Opinion”, se i mbështet deklaratat e kryetarit të PL, Ilir Meta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se nëpërmjet metodave kriminale, Dumani ka marr peng disa nga individë në PL. Po ashtu, Blushi theksoi se në Konventën Kombëtare të PL, më 27 prill do ketë ndryshime të rëndësishme në strukturat e partisë.

Dumani për fat të keq është bërë një vegël e shëmtuar e Ramës, me manovra kriminale është përpjekur të krijojë një situatë në PL, por do marrë përgjigjen e merituar. Ka marrë peng disa individë të PL. Metodat i di ai, pyeteni. Ka tentativa për të marr peng PL, prandaj Meta ka ngritur tonet dhe unë jam plotësisht dakord. Konventa e 27 prillit do bëhen publike shumë shumë… Në Konventë do të ketë shkundje nga themelet, votëbesohet kryetari, ndryshime në struktura, çdo gjë me votë aty. Përpjekja kriminale për të marr peng PL do të dështojë në mënyrë spektakolare. Ka 300 mijë Vojo Kusha, jo vetëm brenda vendit, që janë gati të mbrojnë PL me çdo kusht”, tha Blushi.

 

Lini një Përgjigje