TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 19:05

Von Der Leyen: KE do dënojë sulmin terrorist të Hamasit, Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Shkruar nga Pamfleti

Von Der Leyen: KE do dënojë sulmin terrorist të Hamasit, Izraeli

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka folur për sulmet mes Izraelit dhe Hamasit, ku u shpreh se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënojë sulmin terrorist të Hamasit.

Gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me kryeministrin Rama, Von der Leyen u shpreh se Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa theksoi se duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit.

“Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihëm në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike”, tha ajo.

izrael ke sulm hamasi

Lini një Përgjigje