TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 14:44

Vizita e Blinken, pse u zgjodh Tirana si pikë në Ballkan?!

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Blinken, pse u zgjodh Tirana si pikë në Ballkan?!
Antony Blinken

Për sa i përket takimit të Blinken me Dumanin Klosi tha: “Nuk shoh asnjë ndryshim  nga politikat e deritanishme, pasi qartazi për SHBA, për partnerët tanë euro-atlantik, kontakti me institucionet e drejtësisë ka qenë i kahershëm, dhe kjo tregon një mbështetje që këta partnerë po i japin institucionit".

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur lidhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

Klosi tha se vizita lidhet me shndërrimin e Shqiërisë në një pikë stabiliteti në rajon, duke përmbushur detyrat dhe misionin e saj.

Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë  kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.

Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai për Euronews.

Për sa i përket takimit të Blinken me Dumanin ai tha: “Nuk shoh asnjë ndryshim  nga politikat e deritanishme, pasi qartazi për SHBA, për partnerët tanë euro-atlantik, kontakti me institucionet e drejtësisë ka qenë i kahershëm, dhe kjo tregon një mbështetje që këta partnerë po i japin institucionit".

antony blinken tirane vizite spak blendi klosi

Lini një Përgjigje