TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 10:58

Vizita e Blinken në Shqipëri, nisin përgatitjet për pritjen e sekretarit amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Blinken në Shqipëri, nisin përgatitjet për pritjen

Kanë nisur përgatitjet e para për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili do të vizitojë Tiranën në 15 shkurt.

Në fasadën e jashtme të Politeknikut është varur një banderolë e madhe me fotografinë e sekretarit amerikan, në të cilën shkruhet: “Mirëse erdhët zoti Blinken”.

Po ashtu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj amerikanë.

Pak ditë më parë, në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama tha se Blinken do të gjejë në Shqipëri një aleat të palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

Në axhendën e tij, Blinken ka parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani.

“Në Shqipëri që do të jemi rreth orës 11:00 deri rreth orës 07:00 ose 08:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.”, ka deklaruar ish ambasadorja Yuri Kim e cila do të shoqërojë Biden në Tiranë.

 

vizita e blinken në shqipëri

Lini një Përgjigje