TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2025, 19:33

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen administratorët e Shkodrës dhe Lushnjës!  

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen administratorët e Shkodrës dhe

Drejtuesit e qarqeve së bashku me kryebashkiakët kanë nisur shkarkimin e të gjithë të drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative në zonat e tyre, në zbatim të urdhrit të kryeministrit Edi Rama.   

Pas shkarkimeve të ndodhura sot në Korçë, Elbasan, Kolonjë, Fier, Kukës dhe Malësi e Madhe, ka nisur procesi i dorëheqjes edhe në Lushnje dhe Shkodër.  

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, Belinda Balluku u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe 13 administratorëve. 

Në Bashkinë e Shkodrës kanë paraqitur dorëheqjet të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Kjo bashki ka gjithsej dhjetë njësi administrative. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Shkodrës me anë të një njoftimi zyrtar, të shpërndarë për mediat. 

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë”, thuhet në njoftim. 

Po ashtu burime jo zyrtare nga Bashkia Malësi e Madhe thonë se kanë paraqitur dorëheqjen administratorët e 5 njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë. 

Lini një Përgjigje