TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 07:55

U shfaq me kapuç në mitingun e Berishës, Elvis Roshi: Nuk kam frikë askënd, mbështes njeriun e familjes

Shkruar nga Pamfleti

U shfaq me kapuç në mitingun e Berishës, Elvis Roshi: Nuk kam

Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, i cili humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, është pozicionuar publikisht pro koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ të drejtuar nga Sali Berisha, për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Elvis Roshi ka konfirmuar pjesëmarrjen në mitingun e demokratëve dy ditë më parë, për të cilin tha se ka mbështetur djalin e xhaxhait të tij, Elton Roshi, i cili kandidon në listën e hapur të demokratëve në Qarkun e Tiranës.

Roshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi.

“Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër”, shkruan ish-kryebashkiaku socialist.

U shfaq me kapuç në mitingun e Berishës, Elvis Roshi: Nuk kam

Reagimi i Elvis Roshit

Unë kam  qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq! Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake.

Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem. Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem.

Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s’më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.

Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!

Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!

Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.

Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi.

Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër…….. OK!

Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në  Kuvendin e Shqipërisë

Lini një Përgjigje