TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2025, 10:21

Tjetër skandal me rrugët, unaza e qytetit të Burrelit çahet para se të përfundojë ndërtimi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër skandal me rrugët, unaza e qytetit të Burrelit

Një tjetër skandal duket se ka përfshirë infrastrukturën. Këtë rradhë bëhet fjalë për unazën e qytetit të Burrelit, ku rruga ka nisur të cachet pa përfunduar ndërtimi.

Denoncimi është bërë nga Partia Demokratike në një konferencë për mediat.

“Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.

Por e vërteta është krejt tjetër.

Tjetër skandal me rrugët, unaza e qytetit të Burrelit

Në datën 6 Mars ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza shpk (me subjekt mbështetës ASI 2A CO shpk), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.

Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH fituesi që do të kryente mbikqyrjen e  punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.

Tjetër skandal me rrugët, unaza e qytetit të Burrelit

Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi  i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali”, thuhet në deklaratën e PD.

Në vijim theksohet se ndërsa nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim, e sigurtë është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 mil euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH.

Demokratët kanë publikuar edhe një video me pmajet e rrugës. Siç paraqitet nga pamjet, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë.

1 Komente

  1. B
    Bujari

    Nuk e di me cfar projekti eshte punuar , por qe kjo te ishte “Sistemim Asfaltim…unaza Burrel ” kurre … qe ketu merret me mend se cfar nderyrjesh jane planifikuar . Ky duhet te ishte “eleminim i rreshqitjes Unaza Burrel. Aty ka qene rreshqitje ka shume vite prandaj dhe ka dale jashte funksionit . Nuk mund te behej kjo pa e qepur me dy anet me pilota ku thellesi te percaktohej nepermjet sondave . Me vjen keq qe kane ikur ato lek dhe nuk behet azgje

    Lini një Përgjigje