TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2025, 17:29

Ilir Meta këshillon opozitën nga qelia: Merrni shembull nga Orbani,model i sukseshëm europian

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta këshillon opozitën nga qelia: Merrni shembull nga

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të 2024, ka këshilluar opozitën lidhur me strategjinë që duhet të ndjekë ajo, veçanërisht me reformën zgjedhore. Meta sugjeron që prioriteti i padiskutueshëm i opozitës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët, ndërsa thekson se kjo reformë e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin. Në këtë kuadër ai shprehet se kjo reformë mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në vend.

“Partia e Lirisë beson se çështja vendimtare që duhet të bashkojë çdo faktor opozitar sot është qëndrimi i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Objektivi madhor i gjithë opozitës është një Reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin. Kjo është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit dhe llogaridhënies,” shkruan Meta.

Gjithashtu Meta nënvizon se opozita duhet të paraqesë gjithashtu një projekt të qartë për Reformën Administrative-Territoriale, duke u mbështetur tek kritere objektive që sigurojnë shërbime më pranë qytetarit dhe që ndihmojnë në frenimin e shpopullimit.

Sipas tij, mazhoranca socialiste nuk ka vullnet për një reformë që synon rigjallërimin e zonave të braktisura.

“Përfaqësuesit e PS e bënë të qartë se nuk mund të bëjnë një reformë që synon popullimin e zonave të braktisura, sepse shpopullimi ka qenë dhe mbetet një nga objektivat e tyre kryesorë,” shkruan Meta.

Ai shton se opozita ka modele të suksesshme europiane për t’u marrë shembull, duke përmendur rastin e Hungarisë në mbështetjen e popullsisë dhe familjeve të reja.

Lini një Përgjigje