
Tedi Blushi ka folur sërish për zgjedhjet e 11 Majit dhe arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Një ndër arsyet e rezultatit të 11 majt, Blushi e sheh dhe te mënyra sesi u arrestua Ilir Meta, të cilën e cilësoi si terroriste dhe me synim që të frikësonte votuesit e kësaj force.
Blushi tha se një nga personat që arrestoi Metën u rrit në detyrë, ndërsa shtoi se pati një skenar për të marrë peng PL nga persona të brendshëm, që sot janë krah të Edi Ramës.
“PL përjetoi një terrorizëm shtetëror. Ky terrorizëm nisi nga rrëmbimi i presidentit në mënyrë kriminale. Ne i kemi identifikuar dhe sot është drejtor i policisë në Durrës, Vilson Bala. Ai rrëmbeu presidentit Meta u shpërblye për atë akt të pashembullt. Ky rrëmbim synonte të terrorizonte mbështetësit e PL, akt që shpresohej që kjo forcë të tronditej dhe u trondit.
Pati tentativa që kjo parti të merrej peng nga njerëz të cilët i patë në listat e Edi Ramës për deputetë. Meta vazhdon në izolim pa asnjë fakt. Ata që i shërbyen skenarit për të marrë peng PL, i keni në krah të Ramës. Nuk dua t’iu hyj emrave. Janë disa personazhe. Janë në krah të Rilindjes”, tha Blushi për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje