TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 18:50

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv zgjedhjeve, të moshuarit vijojnë “traditën”

Shkruar nga Pamfleti

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit u karakterizuan nga një pjesëmarrje shumë e ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, vetëm rreth 18.7% e qytetarëve kanë votuar, duke shënuar një nga shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në vite. Fenomeni më i dukshëm ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, ndërsa më aktivët në votim rezultuan të ishin pensionistët.

Në Bashkinë e Vlorës, vetëm 7.8% e të rinjve 18-24 vjeç shkuan drejt kutive të votimit, ndërsa mbi 18% e moshës 65+ morën pjesë. Edhe në Berat, pjesëmarrja e të rinjve nuk kaloi 12%, ndërsa gjenerata e tretë shënoi pothuajse 30%. Një situatë e ngjashme u vu re edhe në Tepelenë, ku gati gjysma e votuesve mbi 65 vjeç morën pjesë, përballë vetëm 25% të moshës së re.

Ekspertët e analizojnë këtë si një sinjal të fortë mospërfaqësimi të brezit të ri dhe krizë besimi në procesin politik lokal. Pavarësisht thirrjeve publike për pjesëmarrje, interesimi i ulët i të rinjve tregon një shkëputje të thellë nga politika tradicionale.

Në të kundërt, të moshuarit vazhdojnë të jenë grupi më i qëndrueshëm dhe më i përfshirë në votim, çka ndikon drejtpërdrejt në rezultatin final të zgjedhjeve. Ndërkohë, partitë politike ende nuk kanë reflektuar mbi arsyet reale pse një brez i tërë po i kthen shpinën kutisë së votimit.  

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Të dhënat në çdo bashki/ Të rinjtë bojkot masiv

Lini një Përgjigje