
Amerikanët e kanë bërë shumë të qartë se për ta Berisha nuk ekziston. Gabriel Escobar zhvilloi dy ditë takime në Tiranë dhe ai u ndal te selia e re e PD ku u takua me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.
Alibeaj në një emision televiziv ka zbardhur detaje nga takimi, ku e tha hapur se është folur dhe për “non gratat”. Sipas tij, SHBA është e prerë në këtë aspekt, teksa dhe ai me kolegët e tij vijojnë t’i qëndrojnë idesë se SHBA është aleati kryesor dhe PD nuk ka luksin e përplasjes me ta.
“Partinë e bëjnë bartësit e atyre vlerave mbi të cilat u themelua partia para 32 vitesh. Ishte një mbështetje e pastër dhe e qartë që SHBA i jep PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk e fsheh fare që mbështetja e tyre është impuls i fortë. Ky ishte thelbi i diskutimeve me Escobar, por edhe për zgjedhjet e 14 majit. I shpjegova refuzimin e mazhorancës për rekomandimet tona që kemi çuar në komision. I bëra me dije të gjitha shkeljet, jo vetëm morale e politike që kjo qeveri po bën. Shkelja sistematike e të dhënave personale me Aktivistin e famshëm, shantazhet dhe terrori në administratën publike që ka marrë urdhër për të bërë vota për qeverinë. Rritjet e pagave e pensioneve, tenderët e pafundëm të kësaj qeverie që i ka lansuar tani. Të gjitha këto janë simptoma më e qartë e dukshme që kjo qeveri zgjedhjet i vjedh, i blen dhe shantazhon qytetarët. Procesi zgjedhor është proces i partive politike dhe i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.
Lini një Përgjigje