TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2024, 13:02

Takimi ‘kokë më kokë’ në Kryeministri, Rama zbardh diskutimet me David Cameron: Mbështetje për dy projekte në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi ‘kokë më kokë’ në Kryeministri, Rama

Kryeministri Rama ka zbardhur diskutimet me ish-kryeministrin britanik David Cameron.

Gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se një nga diskutimet me ish-kryeministrin britanik ishte për emigrantët e paligjshëm, si dhe për marrëdheniet mes dy vendeve Shqipëri-Britani.

“Sot është një ditë e posaçme për ne, dhe për mua personalisht, sepse kemi një mik të veçantë të këtij rajoni dhe Shqipërisë. Që me në fund erdhi pasi ka marrë ftesën para disa vitesh, por jam i bindur se do të rikthehet sërish. Kemi diskutuar sot për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm  të tyre për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO”, deklaroi Rama

Rama gjithashtu bëri me dije se Britania do të ofrojë mbështetje për dy projekte në Durrës, ndërsa shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin për t’u përfshirë në projektin hekurudhor Durrës-Prishtinë.

“Kemi folur për projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar në Durrës. Për të gjitha këto së bashku, ku është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe që MB kanë shprehur mbështetjen e saj. I jam mirënjohës sekretarit sepse është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në të gjithë proceset transformuese në rajonin tonë”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama përmendi dhe çështje të tjera që bisedoi me ish-kryeministrin britanik që kanë të bëjnë me programin e përbashkët mes dy vendeve për luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore

“Kemi folur për programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe jemi të kënaqur me rezultat e arritur, por operacioni do të vazhdojë”, u shpreh Rama.

edi rama david cameron

Lini një Përgjigje