
Kreui Partisë Demokratike, Lulzim Bashaka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku po raporton kreu i SPAK. Basha kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK, të cilat sipas tij mbahen në sirtar në mënyrë të pashpjegueshme.
Kreu i PD ironizoi duke thënë se ata që liruan me amnisti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un.
Ai tha se nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se po mbajnë të bllokuara nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.
“Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.
Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t'u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.
PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë”, deklaron Basha.
Një prej anëtarëve të këtij komisioni është edhe ish-ministrja dhe deputetja socialiste Olta Xhaçka, e cila është ulur e dyta në radhë nga krahu i socialistëve.
SPAK është duke hetuar çështjen e bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës. Por, prona ku do të ndërtohej resorti rezultoi me letra të falsifikuara dhe është sekuestruar e gjitha nga SPAK.
Lini një Përgjigje