TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 10:40

"SPAK i ka sekuestruar kompjuterët në zyrë", Maliqi: Kush po e shpëton oligarkun Salillari nga hetimi

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK i ka sekuestruar kompjuterët në zyrë", Maliqi:

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, deklaroi se ka bërë kallëzim për afera korruptive, duke shtuar se hetimet janë zvarritur.

Maliqi bëri thirrje që hetimet të shkojnë deri të fund dhe të bëhet drejtësi për vjedhjet që u kanë bërë qytetarëve.

Ai tha gjithashtu se oligarku Pëllumb Salillari ende nuk po hetohet edhe pse është kallëzuar në Prokurori. Maliqi shton se SPAK ka zbarkuar tek zyrat e tij dhe ka sekuestruar kompjuterët, por ende nuk është marrë nën hetim.

“I jam drejtuar kryeprokurorit të ri dhe besoj se do të veprojë dhe do të përgjigjet për kallëzimet që kam bërë. Për katër çështje më kanë kthyer përgjigje se nuk i kanë dërguar në SPAK. Kam bërë 11 kallëzime për një krim të rëndë elektoral…Oligarku Salillari bandit, si ka mundësi dhe kur do e vendosin drejtësinë për akuzat që kam bërë, një kallim është këtu dhe një kallëzim është çuar në Prokurorinë e Berati, dy km asfalt mbi asfalt, një rrugë tjetër në Gore, gjysma e rrugës është bërë nga komuna.

Krimi elektoral, tender i qenve, çakull elektoral e pastrim parash, vëllai i Anxhelo Kristos ka ndërruar emrin dhe jep garanci me apartamente që i ka në pronësi vëllai i atij Hajdarit…Çfarë ndodh në këtë vend. SPAK zbarkoi tek zyrat e Salillarit mori kompjuterë, por ende asgjë. Gjykata Administrative më kthen përgjigje për mos kompetencë… Salillari ende nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë…Akoma asnjë hetim…Besoj që Braho Hajdari i Salillarit të fshehur për shkak të bastisje që ka bërë BKH…”, tha ai.

Lini një Përgjigje