TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 07:51

Sot hapet grupkapitulli i fundit, Rama publikon pamjet nga festa në Bruksel (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sot hapet grupkapitulli i fundit, Rama publikon pamjet nga festa në Bruksel
Rama në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ditën e sotme Shqipëria ka hapur grupkapitullin e fundit për integrimin në BE.

“MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Sot në Bruksel zhvillohet konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë do të jenë gjithashtu komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre. 

Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër. 

BE ka shprehur optimizëm se vendi mund ta përmbyllë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin si prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt qeverisës.

sot hapet grupkapitulli i fundit

Lini një Përgjigje