TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2025, 21:34

“Për 70 minuta, të barabartë me Anglinë”, Rama falenderon kombëtaren: Tani të mendojmë për play off

Shkruar nga Pamfleti

“Për 70 minuta, të barabartë me Anglinë”, Rama

Shqipëria e mbylli fushatën Kualifikuese të Botërorit 2026, në gupin K, me takimin kundër Anglisë në Tiranë, sfidë që u mbyll me rezultatin 0-2 për “Tre Luanët”.

Pavarësisht humbjes, kombëtarja jonë bëri një paraqitje dinjitoze. Ndërkohë që nuk ka munguar as reagimi i kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar ekipin për arritjen e vendit të dytë dhe arritjen drejt fazës play off.

FALEMINDERIT! Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi

FORCA SHQIPËRI”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. v
    vk

    Ama paska qene ky palloshi i gjate, ndaj humben!!! Ters eshte kjo krijese!

    Lini një Përgjigje