TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2024, 13:37

'Shëndetësia'/ Zhupa përplaset me sekretarin socialist: Shqiptarët e dinë se kush punon e kush vjedh

Shkruar nga Pamfleti

'Shëndetësia'/ Zhupa përplaset me sekretarin socialist:

Deputetja Ina Zhupa, në një përgjigje ndaj Sekretarit të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Klevis Xhoxhi, tha se shqiptarët e kanë ndarë tashmë se cili është për të bërë punët dhe cili jo.

Zhupa shtoi se mazhoranca ka bojkotuar katër herë punën e komisionit.

Klevis Xhoxhi, sekretar: Besoj është e qartë, por edhe publiku e ka të qartë se cila palë ka ardhur për të bërë punë dhe cila zhurmë.

Ina Zhupa: Tërheq vëmendjen e sekretarit të komisionit për një gjuhë aspak etike. Ku e merrni këtë të drejtë për t’u drejtuar ashtu një zonje. Se kush është për punë, dhe kush për të vjedhur, këtë e kanë ndarë shqiptarët. Ju nuk keni shprehur asnjë kundërshtim se pse nuk do të donit atë datë apo një orë tjetër. Ju keni vendosur të bojkotoni këtë komision. Ne vijmë në mbledhje, se ka një rend dite. Nuk vijmë në mbledhje për të vendosur rendin e ditës, apo të shtyjmë kohën. Shqiptarët e dinë se pse kanë bojkotuar zgjedhjet.

 

 

ina zhup sekretari socialist shqip vjedh

Lini një Përgjigje