TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 14:24

SHBA nxit goditjet nga SPAK: Jemi krah Dumanit, lufta kundër rrjeteve kriminale nuk do ndalet!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA nxit goditjet nga SPAK: Jemi krah Dumanit, lufta kundër rrjeteve
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.

VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Ajo ka falenderuar Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

"Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë. Lexoni më shumë rreth fokusit të Administratës Trump për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta", njofton amabasada në postimin e saj.

 

Ndërkohë një ndryshim ka ndodhur në lidhje me buxhetin e SPAK.

Në buxhetin e viteve 2026-2028 nga qeveria Rama, bie në sy një reduktim shifrash për drejtësinë dhe në veçanti për SPAK. Për Prokurorinë e Posaçme, buxheti do të faturojë 18 mln euro në vit, nga 23 që ka dhënë gjatë viteve të fundit, pritet të reduktohet me 5 mln euro.

spak

Lini një Përgjigje