TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 08:46

Rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku më shumë vota në letër se në kuti

Shkruar nga Pamfleti
Rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku më shumë
Ilir Alimehmeti

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 207 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 20 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 45 vota, Albi Jahelezi me 22 vota, Edit Harxhi me 15 vota dhe Ilir Meta me 13 vota.
Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 9 vota më shumë që do t’i hiqen pas rinumërimit.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -14 vota, Salvador Kaçaj me -17 vota dhe Ilda Zhulali me -14 vota.

Rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku më shumë

ilir alimehmeti tabaku

Lini një Përgjigje