
Punonjës i bashkisë së Patosit, Pato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi, pasi ka refuzuar që të plotësonte një formularë ku duhej të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.
Dalipaj shpjegoi sesi i kishin kërkuar të firmoste formularin me 10 emra si votues të sigurte dhe sesi e kishin dhunuar pasi nuk kishte pranuar.
“Më erdhi nga mbrapa, më tha çfarë the ti?! Të mbash mend më tha. Më kapi për fyti dhe më gjuajti direkt”, u shpreh i dhunuari.
Rasti është denoncuar edhe nga drejtuesi i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi, i cili i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi i administratës.
“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.
Lini një Përgjigje