TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2024, 14:16

Reagimet e ndërkombëtarëve në mbrojtje të Dumanit, Meta: Buburrecat e Ramës i kanë kërkuar ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Reagimet e ndërkombëtarëve në mbrojtje të Dumanit,
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme për përkrahjen nga ndërkombëtarët ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani pas sulmeve të tij.

Meta tha se ai nuk ka ndryshuar qëndrim për Altin Dumanin.

'Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht. Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.

Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se cfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja.

Kjo na habit se deklarata të tillë kanë bërë edhe shokët e McGonigolit, që merrnin para e puse nafte nga Rama.', tha Meta.

meta dumani

Lini një Përgjigje