TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2025, 17:28

Rama synon të zhdukë “Cash-in”: Të gjitha pagesat duhet të jenë digjitale!  

Shkruar nga Pamfleti

Rama synon të zhdukë “Cash-in”: Të gjitha pagesat

Kryeministri Edi Rama në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë ditën e sotme, foli edhe sa i takon përdorimit të parasë në dorë (cash).   

Rama theksoi se synon që deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale dhe të mos ketë fare para në dorë.  

“Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit. Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless, pra transaksionet financiare të jenë digjitale, na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon 

Është plotësisht e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme, dhe e fundit që kam është që në atë dokumentin që do përgatisni të jenë sa më të lirë dhe kreativ, pa vendosur limit”, tha Rama. 
 
 

Lini një Përgjigje