TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:14

Rama i prerë me opozitën: Mos përdorni këmbë e duar, ndryshe seancat zgjasin sa një proces votimi

Shkruar nga Pamfleti

Rama i prerë me opozitën: Mos përdorni këmbë e duar,

Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë...

Kryeministri Edi Rama, në seancën maratonë që ka nisur në Kuvend, ku do të paraqesë programin e Qeverisë dhe përbërjen e kabinetit qeveritar, iu drejtua me një paralajmërim të prerë opozitës, për të respektuar sallën e Parlamentit.

Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha se mazhoranca do të ketë të gjithë vëmendjen, por duke i vendosur kushtin që deputetët e saj të harrojnë përdorimin e këmbëve dhe duarve për t’i rënë tavolinës. Në këtë kuadër Kryeministri paralajmëroi se seancat do të zgjasin aq sa do të zgjasë një proces votimi, nëse opozita do të aplikojë skenarët e bllokimit të seancave.

Si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së Shqipërisë evropiane, t’i përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të kuvendit, kryetarit të ri Niko Peleshi.

Urime dhe suksese. Unë nuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë.

83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt.

Borxh që duhet ta marrim përsipër cdo dite jo me fjalë por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në cdo drejtim, durim.

Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.

Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë.

Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”, u shpreh Rama.

Madje gjatë seancës, Kryeministri nuk kurseu paralajmërimet, ndërsa debatonte me deputetin Klevis Balliu. "Nëse nuk doni që ta mbyllim seancën duke kaluar në proces votimi, atëherë mos bëni zhurmë", tha Rama.

Lini një Përgjigje