TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2025, 12:29

“Rama armiku i veriut”, Berisha: Përplasjet në Theth, terror policor ndaj qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Rama armiku i veriut”, Berisha: Përplasjet në Theth,

Prej 6 ditësh në zonën e Thethit ka nisur një operacion i IKMT-së, i mbështetur nga forcat speciale të Policisë, për shembjen e atyre që konsiderohen si ndërtime pa leje.

Përgjatë këtyre ditëve janë regjistruar disa incidente që kanë prodhuar përplasje, ndërsa dje është tentuar ti vihet flaka një ure prej druri për të ndalur aksionin e shembjes së godinave.

Banorët e zonës pretendojnë se kanë ndërtuar në truallin e tyre, ndërsa strukturat e shtetit thonë se janë ndërtime të paligjshme.

Nga pasditja e së premtes, Thethi është vendosur nën rrethim policor me forca të FNSH që u nisën nga Tirana në mbështetje të policisë lokale.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar kreu demokrat, Sali Berisha, i cili akuzon Kryeministrin Edi Rama si armikun e egër të veriut të vendit.

“Thethi në shtet rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin.

Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje