TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 18:26

“Qesharake që sulmuan Salianjin sepse tha të vërtetën!”, Mërtiri: Çfarë e mban Ramën në pushtet

Shkruar nga Pamfleti
“Qesharake që sulmuan Salianjin sepse tha të
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar lëvizjet e fundit të deputetit Ervin Salianji, i cili ka zhvilluar takime me bazën demokrate, por është përballur me kritika dhe mungesë mbështetjeje nga lidershipi i Partisë Demokratike.

Mërtiri tha se opozita e drejtuar nga Sali Berisha është një nga faktorët kryesorë që mban kryeministrin Edi Rama në pushtet.

“E vetmja gjë që e mban Ramën në pushtet është Berisha. Po të mos ishte Berisha, Rama do kishte rënë me kohë,” deklaroi ai.

Sipas analistit, mënyra se si organizohen protestat e opozitës nuk e dobëson qeverinë, por përkundrazi i jep asaj legjitimitet.

“Protestat e PD nuk bëjnë asgjë kundër qeverisë. Rama bie vetëm me protesta masive popullore, jo partiake. Njerëzit nuk janë dakord ta rrëzojnë Ramën që ta zëvendësojnë me Berishën,” u shpreh Mërtiri.

Ai theksoi se për të bindur demokratët dhe opinionin publik, Partia Demokratike duhet të reformohet dhe të distancohet nga figurat e vjetra.

“Kjo parti duhet të heqë dorë nga rraqet e vjetra që nuk ikin çfarëdo që të ndodhë. Vetë populli i ndëshkoi me 1 milion vota kundër sepse ishin të korruptuar, por sot ata thonë: hiqni Ramën dhe na vendosni ne përsëri,” tha ai.

Duke komentuar rastin e Ervin Salianjit, Mërtiri kritikoi ashpër sulmet ndaj tij nga brenda PD-së.

“Në atë parti, ai që guxon të thotë një të vërtetë përballet me sulme qesharake sikur është i sponsorizuar nga krimi dhe i shërben Ramës,” u shpreh analisti.

Ai e cilësoi këtë sjellje si pasqyrim të një mentaliteti të vjetëruar politik.

“Mendësia e atyre që drejtojnë atë parti është enveriste. Berisha, në mentalitetin e tij, nuk ndryshon nga Enver Hoxha apo Ramiz Alia. Me këtë mentalitet nuk fitohet, duke akuzuar këdo për komplot dhe duke e etiketuar si bashkëpunëtor të krimit,” përfundoi Mërtiri në News24.

ervin salianji ergys mërtiri

1 Komente

  1. K
    Kurizo

    O zot kush e merr këtë trung për koment… nuk bën gje tjeter vetëm perifrazon se ctha njeri dhe tjetri … enciklopedi me faqe bosh ..,

    Lini një Përgjigje