TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 16:20

Takimi i Berishës me drejtuesit politikë, caktohet ora e protestës kombëtare të 24 janarit

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i Berishës me drejtuesit politikë, caktohet ora e
Sali Berisha

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta kombëtare e thirrur në datën 24 janar nga opozita para Kryeministrisë.

Në mbledhjen që po zhvillohet nga kryetari i PD-së me drejtuesit politikë të Partisë Demokratike është caktuar që protesta të mbahet në orën 17:00.

Më herët në një konferencë për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës dhe ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e tubimit.

"Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje. Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen.

Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri. Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit. Ai është sot njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët, dhe jo vetëm për shqiptarët, por me lidhjet e tij të krimit ai përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë. PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim", tha Berisha.

pd proteste drejtuesit politike

2 Komente

  1. V
    Vala

    Saliu duhet te sqaroje se cfare do beje ndryshe nga protestat e tjera, pasi eshte absurde te mendosh se duke perseritur te njejten gje, mund te marresh rezultat te ndryshem

    1. s
      studio

      nese 21 janar nderseu RAMA per efekt perfitimi nga dufi popullor per ryshfetin 700mije euro te METES...dhe SALIU i vrau kur protestusit po largoheshin ....dhe SALIU ne panik e siper i doli jasht kontrollit situata dhe ndoshta piksynimi ti jepte nje mesim per te nesmen qe mos riguxonin me te mblidheshin....ne date 24 mund te ndodhe e kunderta...SALIU po i ndersen per super vjedhje te papara fakt...dhe RAMA mund te beje te njejtin faj dhe krim....por dicka eshte e sigurte ...njerzit do e pesojne si ne 21 janar ndoshta nese riperseritet historia....dhe dyshja RAMA SALI jane ne pozicionin me te veshtire per jeten dhe pasurive e tyre te DISKUTRUSHME....a thua do ndodhi e njeta gje....qe me pas te dalin po kta te fajsojne njeri tjetrin me teatrin e deri tanishem...ku asnjeri nuk u ndeshkua...duke mbrojtur njeri tjetrin dhe fajesuar drejtesine e re para se te hapeshin proceset gjyqesore...tani qe jane hapur nuk ndihet me...por shajne te dy drejtesine qe i ka hapur....a mund te rivrasin dike prap per pefitime politike dhe te shpetojne bythen e tyre fajtore deri ne gryke.....eshte i vetmi rast kur nuk ke shpetim....kokat e nxeheta ne panik djegin kombin per hasap personal....sigurisht PAMFLET nese RAMA e ben gjykata kushtetuse mer nje kercenim perfundimtar dhe grushti i shtetit eshte i plotesuar....kurse BERISHA....eshte i njejti si binjaku RAMA...me te njetat zakone ....ata qe kan ndyre dhe shkateruar sistemin me qellimin e vetem ( perfitimin nga pushteti ne menyre personale dhe familjare ) nuk mund ta regullojne apo riparojne ate qe kane shkteruar me ndergjegje....ideatoret e ketij sistemi jane kjo dyshe me paktin midis tyre te 2008 ( shume te perfolur, tinzar, nen heshtje mafioze) fakt perfundimi i tij ne kte situate ku jemi sot...kto jane pasojat e ktij pakti gati te pa riparushem....

      Lini një Përgjigje