TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 16:37

Pse Rama nuk e nis 'paktin antikorrupsion' me vilat në Gjirin e Lalëzit, “bunkerin” në Surrel dhe milionat e deputetëve?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Rama nuk e nis 'paktin antikorrupsion' me vilat në Gjirin e
Sheikët e politikës

Nëse vërtetë Edi Rama do të luftojë korrupsionin, pse nuk e nis me veten? Pse nuk fut vetingun e politikanëve?

Teksa zgjedhjet po afrojnë, kryeministri Edi Rama ka marrë flamurin e luftës antikorrupsion. 10 vite nuk i mjaftuan për të eliminuar aferat dhe tani i ofroi një pakt opozitës për t’u bërë bashkë, një pakt i cili në fakt synon të godasë drejtësinë dhe jo të luftojë korrupsionin.

Nëse vërtetë Edi Rama do të luftojë korrupsionin, pse nuk e nis me veten? Pse nuk fut vetingun e politikanëve? Lufta duhet të nisë që nga koka dhe jo me drejtorë dhe “cironka” nëpër bashki.

Mjafton që Rama-Berisha të deklarojnë se do fusin në skaner pasuritë e tyre, të ministrave dhe të deputetëve dhe nuk besoj që ka shqiptarë që është kundër.

Si mundet që të kërkohet luftë anti-korrupsion, kur ende nuk dihet se si Rama e ka ngritur “bunkerin” në Surrel. Njëherë deklaron kredi, njëherë shprehet se i ka vënë paratë nga emigracioni. Po ashtu gruaja dhe djali i tij deklarojnë apartamente dhe prona çdo vit. Në deklarimin e fundit djali deklaronte një instalacion 75 mijë euro.

Më pas kemi Sali Berishën dhe Ilir Metën. Të dy kanë vila në Gjirin e Lalëzit, apartamente dhe prona të tjera. Ilir Meta jeton në luks dhe ajo pasuri do e fundosë. Fëmijët e Berishës kanë pasuri të çmendur. Lulzim Basha vetëm në deklaratën e fundit shprehej se ka marrë gruaja dhuratë një kat të tërë pallati.

Pamfleti” prej disa javësh ka publikuar detaje nga pasuritë e ministrave, deputetëve, kryeministrit dhe personazheve të tjerë të politikës. Ajo që bie në sy është se thuajse të gjithë kanë pasuri të lartë. Mund të numërohen me gishtat e dorës ata deputetë që janë si gjithë qytetarët e tjerë, pasi edhe pse deklarojnë vetëm pagën, kanë disa apartamente, garazhe, dyqane, etj. Për ministrat nuk kemi çfarë themi, pasi të gjithë notojnë mbi para.

Pyetja që shtrojmë të gjithë është: Nga buron gjithë kjo pasuri? Si ka mundësi që deputetët dhe ministrat që deklarojnë vetëm pagën, kanë apartamente, garazhe, ullishte, prona, makina luksi, etj? Ka dhe nga ata që shesin e blejnë prona çdo vit, duke luajtur me çmimet.

Si ka mundësi që deri më sot nuk është dënuar asnjë politikan për fshehje pasurie? Si ka mundësi që dhe ata që janë hetuar ja kanë hedhur paq?

Së pari duhet theksuar se sa kohë në krye të ILDKP ishte Shkëlqim Ganaj, pati shumë kallëzime penale për deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive, etj. Mund të themi se për shembull u paditën edhe emra si Alfred Peza apo Ervin Bushati, deputetë të PS në atë kohë. Po ashtu janë paditur ish-ministra si për shembull Ritvan Bode. Por Prokuroritë i kanë mbyllur dosjet. Të gjithë ja hodhën paq.

Por që kur në krye të ILDKP u vendos Evgjeni Bashari ra dhe numri i padive. Madje rezulton se në SPAK nuk është dërguar asnjë zyrtar i lartë. Ajo që e bën situatën më të lehtë për pushtetarët është se ILDKP ka filluar të fshehë emrat e të paditurve. Pra një politikan ka komoditetin të ndërhyjë te drejtësia sepse askush nuk e di që po hetohet.

Të gjitha këto kanë bërë që sheikët e politikës të shijojë luksin dhe të mos u hyjë gjemb në këmbë.

Pra aty duhet të nisë lufta antikorrupsion, sepse nuk mundet që Rama të bëjë aleancë me Berishën për të dërguar në burg drejtorët dhe ata që i dalin kundër, ndërsa vetë ai dhe ata që i shkojnë pas të kenë pasuri sheikësh dhe të mos quhen të korruptuar. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje