
Ka përfunduar mbledhja e kreut të Kuvendit Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardha tha se ndryshimet për komisionet parlamentare i morën vesh nga mediat në ditën e Asamblesë së PS-së.
Sipas tij, mazhoranca ka shkelur Kushtetutën dhe se Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon e Evropë që i heq opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit.
Bardhi shtoi se duke qenë se qeveria e ka shpallur Komisionin e Integrimit prioritet këtë mandat, nuk do të duhej që ta shkrinte këtë komision me atë të Jashtmin.
"Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.
Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë.
Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm.
Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje