TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2024, 15:36

PS cakton deputetët që do të luftojnë “ndikimin e huaj” dhe t’u mbyllin gojën mediave, në krye të grupit Erion Braçe

Shkruar nga Pamfleti

PS cakton deputetët që do të luftojnë “ndikimin e

Partia Socialiste ka propozuar emrat e deputetëve që do të luftojnë ndikimin rus. Mësohet se janë zgjedhur 6 emrat që do të jenë anëtarë të komisionit kundër dezinformimit, i cili do të drejtohet nga Erion Braçe. Ndërkohë anëtarë të tjerë nga PS janë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj. Pra këta janë deputetët që duke u kapur pas ndikimit rus do të tentojnë të mbyllin gojën e portaleve.

Pra pak a shumë jemi kthyer shumë vite pas, në kohën kur Enver Hoxha dhe sistemi komunist luftonin ndikimin e huaj. Shumë njerëz u dergjën burgjeve si spiunë të SHBA, më vonë të Rusisë e të vendeve të tjera armike. Tani arrestime nuk do të ketë, por do të ndiqet e njëjta metodë.

Komisioni do të ketë 1 vit afat dhe anëtarët e partive politike do të skanojnë mediat, institucionet, partitë politike, bizneset dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me rusët. Po ashtu do përdoret financimi rus dhe për të goditur kundërshtarin. 

Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij: Të nxitë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë fushat e dezinformimit nëpërmjet medieve tradicionale dhe atyre sociale për formëzimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile; Të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to”, thekson drafti.

 

Lini një Përgjigje