Deklarimet e Arben Ahmetajt, nuk ishin fjalë inati ndaj Edi Ramës e të tjerëve në kupolën e qeverisë, që vazhdojnë zbatojnë urdhrat e tij për të vjedhur e vjedhin bashkë me të, paçka se shumë kolegë të tyre kanë përfunduar në burg e janë në hetim gati për burg...
Aferat korruptive dhe vjedhjet që janë publikuar nga mediat, i ka konfirmuar ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por të shoqëruara dhe me shifra të detajuara për çdo rast.
Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka bërë publike fakte e prova të reja, nga masakra financiare dhe ekonomike, e organizuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga klani i tij mafioz në qeveri e jashtë saj.
Deklarimet e Arben Ahmetajt, nuk ishin fjalë inati ndaj Edi Ramës e të tjerëve në kupolën e qeverisë, që vazhdojnë zbatojnë urdhrat e tij për të vjedhur e vjedhin bashkë me të, paçka se shumë kolegë të tyre kanë përfunduar në burg e janë në hetim gati për burg..
Ato që tha Arben Ahmetaj, shoqëruar me dokumente e emra, ishin “pretencë” me prova krimesh financiare, të cilën SPAK e ka gati për ta trajtuar urgjent si seri çështjesh penale, me personazh kryesor kryeministrin Edi Rama.
SPAK duhet të bëjë objekt hetimi, provën për aferën me tunelin e Llogarasë, ku siç denoncoi zv/kryeministri Arben Ahmetaj; me urdhër të kryeministrit Edi Rama janë vjedhur 50 milionë Euro, nëpërmjet lojës së anulimit të tenderit me klientët e tij turq.
Akoma më i rëndë është fakti, që kompania “Gjoka Sh.p.k” fitoi tenderin e tunelit me ofertë 140 milionë Euro, por atij iu hoq me kërcënime nga Edi Rama e iu dha miqve të tij turq me 190 milionë Euro, ndërsa tuneli u ndërtua nga kompania “Gjoka Sh.p.k” si kompani nënkontraktuese e tyre.
SPAK duhet të hetojë aferën 20 milionë Euro me “Eco- Parkun” në Durrës, ku nëpërmjet një firme të paracaktuar, fondet i kanë vjedhur familjarë të kryeministrit Edi Rama, me projekte e dokumente fiktive për gjoja investime.
SPAK duhet të hetojë deklaratën për video-audio të regjistruara në Dubai, që vërtetojnë pazare të Edi Ramës, Charles Mcgonigal, klanit të tyre “Neza-Duçka” e mafiozëve arabë, me financat, licencat e pasuritë kombëtare të Shqipërisë, një ndër to trualli i kullave te Porti i Durrësit.
Duhet hetuar deklarata e Arben Ahmetajt, që aferat e 3 landfilleve Elbasan, Fier e Tiranë, i ka sajuar dhe organizuar kryeministri Edi Rama me mafien e rrjetit offshor; prandaj brenda 1 dite, hartoi dhe miratoi 17 vendime qeverie e i dha bonus si fituese, një kompanie që nuk ekzistonte.
Arben Ahmetaj, përmendi skemën vjedhjes së fondeve bujqësore që dha BE, të cilën e ideoi dhe realizoi Edi Rama, nëpërmjet ish-Drejtoreshës, Frida Krifça; për më tepër, që SPAK e ka prej 2 vitesh kallëzimin që kanë bërë OLAF e EUROJUST për këtë vjedhje 130 milionë Euro.
SPAK duhet të hetojë provën tjetër që publikoi Arben Ahmetaj, se me urdhër të Edi Ramës, vidhen 90 mijë Euro në ditë e me vlerë totale 70 milionë Euro, nëpërmjet pagesës së dy anijeve skrap të sjella nga Bangladeshi në Vlorë, për gjoja prodhim energjie.
Duhen hetuar, sepse së pari, këto prova i ka denoncuar ish-ministri i Financave e ish-zv/kryeministri, që ka qenë shumë pranë kryeministrit Edi Rama dhe në biseda private.
Së dyti, këto prova janë denoncuar shpesh nga media; dhe SPAK ka shumë fakte për to, të cilat bashkohen te një urdhërues: kryeministri hajdut e harbut Edi Rama, i cili ka kërcënuar me jetë ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn, që të heshtë, ose do ta çojë “në të s’ëmës”./Pamfleti
Lini një Përgjigje