
Nisma Thurje ka hedhur një hap për të krijuar një pol të ri politik. Endrit Shabani kërkoi bashkim, në zgjedhjet e ardhshme me dy prej forcave të ekstremit të majtë, të spikatura edhe për gjuhën e fortë populiste: “Lëvizjen bashkë” dhe “Vetëvendosjen”.
“Hajde ta bëjmë bashkë këtë rrugë, kjo është një betejë e përbashkët, prandaj nuk ka vend që luftën ta vazhdojmë vec e vec. Momenti historik ku ndodhet vendi kërkon bashkim i të gjithëve atyre që duan një tiranë dhe një Shqipëri krejt ndryshe”, tha ai.
Si anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, Shabani u shpreh se do të kërkojë anulimin e koncesioneve të autobusëve private për t’i ofruar kryeqytetit transport publik sipas modelit gjerman.
“Që nga java që vjen do të nis një nismë vendore për të kërkuar anulimin e koncesioneve të autobusëve privat dhe për t´i ofruan Tiranës një transport publik sipas modelit gjerman”, tha ai.
Partia “Lëvizja Bashkë” në Tiranë në bashkinë më të madhe doli forcë e tretë politike, duke lënë pas edhe kandidatin e Partinë Demokratike, Roland Bejko.
Lini një Përgjigje