Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare në Kuvend.
Deputeti Ervin Salianji nuk lëshon foltoren e Kuvendit, teksa kërkon fjalën për procedurë, mirëpo kryetarja e kuvendit ia ka dhënë kryeministrit Edi Rama i cili po zhvillon një interpelancë me Kreshnik Çollakun për Kosovën.
Debati:
Salinaji: S’mund ta marrësh peng seancën.
Nikolla: jemi në mes të interpelancës. S’mund ta merrni ju peng interpelancën. Ju lutem uluni.
Ditën e sotme pritet të miratohet rezoluta e përbashkët e mazhorancës dhe opozitës për Kosovën.
Ndërkohë para seancës për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar arritje të madhe kombëtare konsensusin mes Partisë Socialiste dhe opozitës për miratimin e një rezolute që dënon sulmet terroriste serbe në Veri të Kosovës.
Berisha theksoi se kjo është hera e parë që bien dakord me kryeministrin Rama sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës, që nga marrja e pushtetit prej socialistëve në 2013-ën.
Megjithatë, kreu i Rithemelimit insiston se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën duhet të ndërtohen mbi parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Sado që jemi vëllezër, ne jemi dy shtete të pavarura, thotë Berisha.
Lini një Përgjigje