TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Nëntor 2025, 09:55

Pezullimi i Ballukut, Rama: SPAK cënoi balancat e pushteteve, Kushtetuesja t'i japë drejtim rastit të paprecedentë dhe ulëritës

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i Ballukut, Rama: SPAK cënoi balancat e pushteteve, Kushtetuesja

Kushtetuesja pritet të vendosë gjatë kësaj jave lidhur me këtë çështje sensitive, ndërsa Kryeministri deklaroi se një ministër largohet nga detyra kur jep dorëheqjen, shkarkohet Kreu i Qeverisë ose dënohet me vendim të formës së prerë...

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij ‘Flasim’ ka zgjedhur të sqarojë qëndrimin e Venecias dhe Gjykatës Europiane të Strasburgut lidhur me kërkesat e prokurorisë për pezullimin e anëtarëve të Qeverisë.

Rama iu referua rastit të Belinda Ballukut, e cila me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, është pezulluar nga funksionet qeveritare, si ministre e Infrastrukturës dhe zv.Kryeministre.

Rama tha se si nga Venecia ashtu edhe nga Gjykata e Strasburgut, një vendim i tillë është i paimagjinueshëm, ndërsa e konsideroi një precedent të paimagjinueshëm.

Duke i qëndruar tezës së ky vendim është një ndërhyrje e një pushteti ndaj një pushteti tjetër, Rama tha se nëse Shqipëria do të hynte në Europë me një vendim të tillë të dhënë nga GJKKO, kjo do të ishte ulëritëse.

Ndërsa e cilësoi këtë vendim si një absurditet të rrezikshëm, Edi Rama tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese t’I japë drejtim kësaj çështjeje.

Qeveria iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të GJKKO-së që vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, lidhur me hetimet për tunelin e Llogarasë, ndërsa zv.Kryeministrja tashmë e pezulluar, është marrë e pandehur.

Kushtetuesja pritet të vendosë gjatë kësaj jave lidhur me këtë çështje sensitive, ndërsa Kryeministri deklaroi se një ministër largohet nga detyra kur jep dorëheqjen, shkarkohet Kreu i Qeverisë ose dënohet me vendim të formës së prerë.

Edi Rama e konsideroi vendimin e pezullimit një presion politik, ndërsa tha se një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë dhe morën një vendim të paprecedentë, të cilin e cilësoi si shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.

Në apelin e tij, Kryeministri ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që tia kursejë Shqipërisë këtë shfaqje kur gjyqësori pezullon nga detyra anëtarët e Qeverisë.

Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike dhe pasqyrave sociale pasi një prokuror dhe një gjykatës kokë më kokë pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.

Nuk dua të hyj në debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Evropë dhe në Botë.

Ndaj, po ndaj me ju sot atë se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Evropiane e Strasburgut. Qëndrimi i Venecias është i prerë: gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të Qeverisë, sepse duke bërë këtë cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë që një ministër është figurë publike, nëse gjykata e pezullon, praktikisht ndërhyn në punën e Qeverisë, merr kompetencat e Kryeministrit dhe Presidentit. Duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë. Komisioni i Venecias e ka thënë: masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit jo për anëtarët e qeverisë.

Së fundmi pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij. Kur pezullohet një ministër, pezullohet e gjithë vendimarrja për një apo më shumë sektor që Kryeministri mund të mbulojë.

Gjykata e Strasburgut nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe nuk ka dhënë asnjëherë asnjë vendim specifik kur të përmendet fjala pezullim i ministrit nga gjykata. Në asnjë shtet evropian nuk ka ndodhur që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë në errësirë dhe të pezullojnë një ministër. Kjo që kanë bërë në Shqipëri, është një tentativë e padëgjuar, një ide e pazhvilluar më parë dhe një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori”, tha Rama.

8 Komente

  1. P
    Plesha

    Po ajo nuk hëngri ca kokrra pas shpine... Ajo t'i hëngri të gjitha. T'i mblodhi me kofina... Si gjithënjë K. M. nuk kupton. Po rojtarët pse nuk i vë në punë ?! Tani që t'i kapin të tjerët, nuk thus shyqyr, por del e ankohesh që të dë gjojë hajduti , mbrojtjen qeveritare...

    1. R
      Roku

      Ke te drejte, ministrat dhe ti, jeni te lare ne uje te shenjte.. Askush nuk mund t'ju preke.. ????

      1. R
        Rreli

        More po sikur te kapet ne flagrance duke vrare do prese gjykata te jape dorheqjen apo te shkarkohesh ti?

        1. Y
          YyyT ca fare qe kur do nginjet te plasin

          Po pooo vazhdoni ju se e dini mire formulen. Keni gjithe keto vite ndani torten ne tavoline se aq eshte, si me njeren parti si me BE. Manipulo me votat, merr pasuri, vil taksa e shpernda ku doni te dy palet bashke, nuk paguajne taksa fare dhe gjoja u falen. Amerika paska qene me e pakenaqura. Ndaj tani presim cdo behet. Si do i ndajne thaset qe kane neper shpira. Shkurt vidh e lufto armikun, po kush eshte armiku se, se keta edhe me turkun

          1. E
            Emigranti 1991

            E, pra ballancat. Ju i ke marak ballancat. Ballancat. Mos mor njeri. Për shkakun tënd është shkattruar njesia themelor e ballancave. Demografia, industri- buqesi, ndertim- hapsirë e gjelber. Sherbim- detyrim. Genjshtrat, kanë përzënë të vërtetën krejt nga shtrati, e po, pas kesaj, ka një Çernobil. Bindju ciklit, " kush e bën në det, kripa ja sjedh ne gjellë"

            1. R
              Realiteti mbi genjeshtrat

              Ky eshte nje presion i hapur qe i bene ky hallexhi Gjykantes Kushtetuese, i paraprine vendimit te saj dhe po i qajne syte, lot po i leshojne jo per Ballukun por per vehten e tij se e ka kthyer shqiperine ne nje cerdhe te madhe, ku lulezojn vetem politikanet, oligarket, drogaxninjet dhe kriminelet hajdute, qe po vjedhin dhe shkaterrojn gjithcka ne kete vend dhe popullit i ka vene shqelmin ne fyt dhe e ka perzen rrugeve te botes. Nuk ka krim me te madh dhe me te rende se sa kjo qe po bene ky monster bashke me kopene e ti te masdhe qe e ndjek nga pas. Ky me te gjithe ata duhet te shkoj sa me shpejt para drejtesise pa perjashtuar ata te PD se te dy palet bashke vjedhin dhe kuvendojn Kjo qe i ka bere ky shqiperise nuk ekziston nuk ekziston ne asnje vend te botes dhe jo ajo qe i beri SPAK dhe GJKKO Ballukut, ate duhet tja beje edhe ketij dhe te gjithe ata qe permenda me siper. Keta jane hajdut dhe kriminel te deklaruar me veprimet e tyre, vjedhin hapur cdo gje qe ju del perpara. Ku jane rruget, investimet prej miliarda Eurosh, i mori shiu, i bllokuan dherat apo edhe ketu e ka fajine gjeologjia ashtu si ne shpirag. Ku jane vendburimet e naftes, kromit, bakrrit, UPTHN Ballsh, institutet shkencore, etj, qe i shkaterruat dhe qe po i vjedhin, kanadezet, turqit dhe soj sorollop bashke me ju qeveritar dhe politikan. Kjo eshte nje vjedhje e hapur, ku jane inceneratoret, ku jane portet, aeroportet, satelitet, ca jane keto para qe hidhen sheshit vetem per tu vjedhur, ku jane tokat qe shiten vetem me nje euro, ku jane hidrocentralet qe po shkaterrohen digat dhe po mbytet populli dhe shkaterrohen pasurite e tij, ku jane resortet qe kane uzurpuar gjithe bregdetin dhe po tenton ti cosh edhe ne zonat malore, ku i ke serat me xhama qe jeni te gjithe ju bashkepronar se edhe energjine ja bleni atyre sa frangu pulen, ku eshte shendetesia, arsimi, kultura se skeni lene gje pa bere ne kete vend. Per ju litari esht pak dhe jo vendimet dhe denimet me 1-5 vite vburg, se keni mbushur me pasurite e shqipetereve bankat ofshore dhe keni blere pasuri ne te gjithe boten, dhe vila ne gjithe territorin shqiptar. Lere podkastin por drejtohu ne burg, antishqiptar dhe spiun i qarqeve shoviniste.

              1. H
                Haxhi Plasa

                O Edvin !Je bo si Haxhi Plasa!Te mungon fasho e lidhur ne koke.Burr i keq(Kjo me duket fjala ofenduese me e shpifur) Imagjinoj femijet e tu kur ti thone :Babai jot ka qene bur i keq!!!

                1. S
                  Sadush Sadushi

                  KRYEMINISTER QE PER BOSHT TE MORALIT KA MASHTRIMIN ME LOJE FJALESH QE NUK THONE ASGJE TE DREJTPERDREJTE, QE TE VERTETEN E BEJN TE PAKUPTUSHME DUKE E FSHEH PAS SHIFRAPERQINDJEVE. LSHO FJALE PER ME SHTY MOMENTIN. KRYEMINISTRI ED RAMA DEL I PERZIR NE TURLI LLOJ AFERASH E TRAFIQE, NA KA BE PESHQESH VARFERINE E SKAJSHE, VEÇANRISHT PENSIONISTET I KA MBYT FARE NE MJERIM, ME PENSIONET MUJORE QESHARAKE, EDHE PSE SHUMICA KANE VITE PUNE BOLL PAGUHEN ME 180, 200, 300 EURO, NDERSA BARKDERRAT ISH DEPUTETET, USHTARAKET E ISH ZYRTARET OLIGARKE TE PUSHTETIT ISH KRYEMINISTRA E MINISTRA ETJ. PERFITOJN PENSIONE MBI 700 E 1000 EURO. KY SKERFYLLI YNE KRYEMINISTER E NIS RRITJEN E PAGESAVE NGA ATA QE PERVEÇSE PAGUHEN LARTE MBI 1000 EURO MUAJI MARRIN DHE RRUSHFETE, KANE DHE KLINIKA PRIVATE SI MJEKET ETJ ETJ, DHE JO NGA ATA QE MARRIN LEMOSHE PENSIONALE. E ÇNA DUHET KY KRYMINISTER MONSTER QE GENJE GENJE PER TE SHTYR DITET E FSHIR GJURMET E KRIMEVE KOMBTARE. I DUHET DHENE FUND QEVERISJES PREJ TIJ. DUHET RRXU ED RAMA QE ME U ZHDUK SALI BERISHA. JU PENSIONIST LENI LLOGJET E KAFENEVE DHE DILNI SHESHEVE NE PROTESTA PO DONI RRITJE PENSIONI. ED RAMA SPJERDH PER LLOGJET TUAJA, PER PROTESTIMET PO KA FRIKE. SJU DUHET AS PD AS SALI MAVRIA PER PROTESTAT, KENI VETEN TUAJ . JU DEL E JU TEPRON. MOS HARRONI JENI 700 MIJE.

                  Lini një Përgjigje