TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2023, 16:26

"Peng i Ramës", Basha sfidon Berishën: Voto vetingun e politikanëve të shohim kush është i lidhur me korrupsionin dhe krimin

Shkruar nga Pamfleti

"Peng i Ramës", Basha sfidon Berishën: Voto vetingun e

Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi ish kryeministri Sali Berisha e quajti peng të Ramës.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha ka sfiduar Berishën duke i kërkuar që të votojë vetingun për politikanët, për të parë më pas sipas tij, se kush është peng dhe kush jo.

“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shkruan Basha.

basha berisha

Lini një Përgjigje