TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 12:36

PD "zgjedh" kundërshtarin e Manastirliut, demokratët nominojnë një grua për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
PD "zgjedh" kundërshtarin e Manastirliut, demokratët
Ogerta Manastirliu, Rama dhe Berisha

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë socialiste zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës.

“Po PD a e ka gati një kandidat për bashkinë më të madhe në vend?”

Kjo ishte pyetja që iu bë në QUO VADIS nga moderatorja Pranvera Borakaj, nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat Belind Këlliçi.

I ftuar në studio, Këlliçi tha se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy emra potencial që mund të sjellin fitoren e opozitës në Tiranë, megjithatë duhen bërë konsulta me bazën dhe me aleatët më parë.

Borakaj: Keni ju në figurë sot?

Këlliçi: Po patjetër që po janë disa.

Borakaj: Cilët?

Këlliçi: Është Ilir Alimehmeti, i cilli ka qenë kandidat edhe përballë meje brenda partisë.

Bregu: Mesa di unë Alimehmeti nuk e ka më ambicie.

Këlliçi: Kjo do të jetë pjesë e strukturave.

Borakaj: Je me teorinë e Agron Shehajt?

Këlliçi: Jam me gjysmëteorinë e Agron Shehajt. Do të duhet një figurë politike e dakordësuar.

Myslimaj: PD e ka të vështirë t’i bëjë bashkë partitë e vogla.

Këlliçi: Ne flasim për parti që kanë në sfond partitë e vogla që duan rrëzimin e Ramës. Unë mendoj se zoti Alimehmeti ka staturën për të dhënë më të mirën. Zonja Jorida Tabaku po ashtu.

Borakaj: Ju kë medoni se ju përfaqëson më mirë?

Këlliçi: Nuk e them dot unë personalisht. Por po them nëse vjen çështja te emrat, ka emra sa të duash që kanë mundësinë për të mundur Ogerta Manastirliun.

demokratët nominojnë një grua për bashkinë e tiranës

Lini një Përgjigje